Ambasadori i SHBA-së, Kyle Scott, tha se situata në procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë është shumë komplekse, por nuk është e dobishme që të dyja palët të fajësojnë njëra-tjetrën.
Scott u tha gazetarëve në Beograd se është e nevojshme që të dyja palët të ulen për tryezën e negociatave dhe të normalizojnë dialogun.
“Kjo është ajo për të cilën angazhohen SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, dhe kjo është arsyeja pse ne përqendrohemi në të dy anët”, tha ai, shkruan kp.
Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq, tha se është mirë që SHBA-ja dhe BE-ja kanë bërë thirrje për heqjen e taksave të Kosovës për mallrat nga Serbia dhe BeH, por që, sipas tij, nevojitet presion shtesë për ta arritur këtë.