Fjalë Kyçe

Ambasadori amerikan në Beograd tregon zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë

Ambasadori amerikan në Beograd tregon zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott tha se zgjidhja për problemin e Kosovës duhet të vijë drejtpërdrejt nga Beogradi dhe Prishtina përmes bisedimeve të drejtpërdrejta.

” Shtetet e Bashkuara, apo dikush tjetër, nuk duhet të diktojë se si se zgjidhja duhet të duket” ka thënë ai në një intervistë për “Blic” kur u pyet nëse mendon se korrigjimi i kufijve është zgjidhje, transmeton Klan Kosova.

Scott theksoi se Shtetet e Bashkuara konsiderojnë se është e rëndësishme që Beogradi dhe Prishtina të kthehen në dialog, dhe kjo është arsyeja pse ata i dërguan një mesazh të qartë për Qeverisë së Kosovës se taksa që e kanë ndalur duhet të shfuqizohet.

“Këtë mesazh ia kemi dërguar qartë partnerëve tanë në Kosovë. Por unë gjithashtu besoj se është e rëndësishme që të kthehen në dialog dhe Serbia të luajë rolin e saj në mënyrë që procesi të shkoj përpara, për të zbatuar marrëveshjet e mëhershme, por edhe të marrin në konsideratë kompromise për të ardhmen”, transmeton Klan Kosova.

I pyetur nëse Amerika ka në plan të ndërmarrë disa hapa në drejtim të Prishtinës, ai tha se nuk është e përshtatshme që të flitet për veprimet e mundshme se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen apo jo, por tha se SHBA do të vazhdojë përpjekjet për të inkurajuar Qeverinë e Kosovës për të tërhequr taksën dhe të kthehen në tryezën e bisedimeve.

“Dhe po, ka opsione të tjera që mund të përfshihen, por mendoj se është më e rëndësishme që të përqëndrohen në anën pozitive, të tilla si tërheqja e taksës, të kthehet në tryezën e bisedimeve, duke u fokusuar në dialogun, nën patronazhin e BE-së, arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të vendoste normalizim të marrëdhënieve, ky është qëllimi ynë. Në këtë mënyrë do të ndërtohet një rajon ballkanik më i fuqishëm dhe stabil dhe kjo është në interes të Serbisë dhe Kosovës, si dhe Shteteve të Bashkuara”, tha diplomati amerikan në Beograd, transmeton Klan Kosova.