Fjalë Kyçe

Ambasadori amerikan në Serbi flet për marrëveshjen Kosovë-Serbi, përmend edhe kufijtë

Ambasadori amerikan në Serbi flet për marrëveshjen Kosovë-Serbi, përmend edhe kufijtë

Kufijtë midis Serbisë dhe Kosovës, të cilat janë dy shtete sovrane për Shtetet e Bashkuara, duhet të jenë të qartë dhe duhet të  pjesë e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që duhet të arrijnë Beogradi dhe Prishtina, të cilat nuk mund të imponohen nga ana e tyre, tha sot ambasadori i SHBA në Serbi, Kyle Scott.

Scott për TV Prva i pyetur nëse demarkacioni është një zgjidhje e mundshme për çështjen e Kosovës, ka thënë se ai beson se termi “demarkacion” është shumë i rëndësishëm, që kufijtë duhet të jenë të qarta dhe duhet të jenë pjesë e një procesi gjithëpërfshirës që do të nënkuptojë, mes tjerash çështjen e pronës, të drejtat e komunitetit serb, personat e humbur, transmeton Klan Kosova.

Ai tha sot se nuk ka zhurmë në komunikim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe se ata pajtohen për shumicën e çështjeve.