Është hapur sot “Java Kundër Korrupsionit 2018”, ku morën pjesë ambasadorët e shteteve të Quintit, të cilët përçuan mesazhin e tyre për luftimin korrupsionit në Kosovë.
Natalya Apostolova shefe e zyrës së BE në Kosovë, korrupsioni si fenomen prish imazhin e Kosovës. Ajo ka thënë se një pako e ligjeve për luftimin e korrupsionit janë miratuar, por edhe duhet të zbatohen.
“Kemi kërkuar nga autoritetet e Kosovës kemi kërkuar të marr veprim të rreptë kundër korrupsionit. Ka pasur disa ligje që e mudnësojnë këtë si ligji penal, ligji i sinjalizuesve që duhet edhe të zbatohen”, theksoi ajo.
Apostolova ka shtuar se Kosova ende po përballet me korrupsion, por duhet luftuar bashkë për cdo ditë të vitit.
Philip S. Kosnett, ambasadori i ri i SHBA-së në Prishtinë, ka thënë se Kosova ka miratuar 9 ligje dhe reformanë sektorin e drejtësisë, por sipas tij, disa qeveritarë marrin mito, ndërhyjnë në sistemin drejtësisë dhe punësojnë të afërmit e tyre, e kjo sipas tij,duhet të stopohet.
“Në Kosovë ka zyrtarë që shpeshherë e vendosin në prioritet çështjen personale para asaj të shoqërisë. Ka ardhur koha që duhet të veprohet nga transparenca në luftimin e korrupsionit”, ka thënë Kosnett.
Ambasadori i Britanisë Ruari O’ Conell ka thënë se Kosovatë jetë një shtet i fort dhe i sigurt, duhet të luftoj korrupsionin, sikur që luftohet në Britani.
Ai ka shtuar se në sistemin e drejtësisë ka ndërhyrje nga pushtetarët. Amabasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi ka thënë se asnjë vend nuk është imun prej korrupsionit, e as Kosova.
“Transparenca është e domosdoshme kur ka fonde publike, sic është sektori i prokurimit. Korrupsioni pengon potencialin ekonomik, shoqëror dhe politik dhe lufta kundër korrupsionit duhet të ndodhë. Për luftën kundër korrupsionit gjend vend mbështetja edhe nga Italia përKosovë”, theksoi ai.
I ngarkuari me punë në ambasadën e Gjermanisënë Kosovë, Jan Axel Voss ka thënë se korruspioni ka të bëjë me lakminë që të merren të mirat e shqoërisë. Kjo thjesht sipas tij, e minon të ardhmen e qytetarëve.