Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, e ka përgëzuar punën e Qeverisë së Kosovës në trajtimin e COVID-19.
Heldt në një postim në Twitter, ka falënderuar edhe punën e stafit mjekësor e forcave të rendit dhe ka uruar që qytetarët të jenë të sigurt.
“Shenjë e mirë që tani veprimet serioze të qeverive tregojnë vlerën e tyre, kundrejt retorikës populliste, kudo. Përgëzoj qeverinë e Kosovës dhe të gjithë të përfshirët në trajtimin e COVID deri më tani. Faleminderit stafit mjekësor, forcave të rendit, dhe të gjithë që po ndihmojnë. Vazhdojeni punën dhe qëndroni të sigurt”, ka shkruar Heldt.