Ambasadorit të Republikës Popullore të Kinës në Britani të Madhe, Zheng Zenguang, i është bërë me dije se i është ndaluar qasja në parlamentin britanik derisa akoma janë në fuqi sanksionet.
Siç raporton BBC, ambasadori kinez të mërkurën është dashur të marrë pjesë në Dhomën e Ultë të parlamentit britanik, transmeton Telegrafi.
E ky vendim siç shkruan BBC mund të shkaktoj një grindje diplomatike mes Londrës dhe Pekinit.
Ishte Daily Telegraph që për herë të parë raportoi, e ky incident po ndodh në kohën kur tensionet me dy qeverive janë duke u rritur.
Në mars të këtij viti, Kina ka ndaluar udhëtimet dhe ka ngrirë pronat për pesë deputetë britanikë, që i akuzonte për përhapje të gënjeshtrave për Kinën.
Kjo ishte si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Britanisë së Madhe që t’i vë sanksionet kundër zyrtarëve kinezë, për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut në Sindiang.