Ambasadorja e SHBA-së në NATO, Kay Bailey Hutchison, ka thënë se NATO-ja do të vazhdojë të mbështesë Ushtrinë e Kosovës.
Në një konferencë para nisjes së takimit të ministrave të Mbrojtjes në Bruksel, ambasadorja Hutchison ka thënë se NATO-ja do të punojë me qeverinë e Kosovës për t’u kujdesur që do të krijohet një forcë mbrojtëse shumë-etnike, ku janë të përfshira të gjitha minoritetet, raporton KTV.
Taksën ndaj Serbisë, ambasadorja amerikane e ka vlerësuar si politikë bilaterale ndërmjet dy shteteve.