Fjalë Kyçe

Ambulanca e bekuar nga Papa Françesku niset për në Ukrainë

Ambulanca e bekuar nga Papa Françesku niset për në Ukrainë

Një ambulancë, e dhuruar dhe e bekuar nga Papa Françesku është nisur për në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv.

Lajmin e bëri të ditur zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë.

Kardinali Konrad Krajewski, u nis të shtunën për në Lviv dhe do të udhëtojë për rreth 18 orë me makinë për t’ua dhënë automjetin autoriteteve në Lviv.

Që nga nisja e luftës në këtë qytet janë zhvendosur një numër i madh ukrainasish nga lindja e vendit. Të enjten, Papa bëri kritika të forta ndaj rritjes së shpenzimeve ushtarake ndërsa sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës vijon.