Fjalë Kyçe

Amerikanët rikthehen në Hënë, zbarkon me sukses anija kozmike “Odysseus”

Amerikanët rikthehen në Hënë, zbarkon me sukses anija kozmike “Odysseus”

Një kompani amerikane ka bërë histori duke u bërë firma e parë komerciale që zbarkon një anije kozmike në Hënë.

Intuitive Machines me bazë në Houston zbarkoi robotin e saj, Odysseus pranë polit jugor hënor.

U deshën disa minuta që kontrollorët të konstatonin se mjeti lundrues ishte ulur dhe morën përfundimisht një sinjal prej saj, raporton bbc.

“Ajo që mund të konfirmojmë, pa dyshim, është se pajisjet tona janë në sipërfaqen e Hënës dhe ne kemi sinjal”, tha drejtori i fluturimit Tim Crain.

Ishte një moment i rëndësishëm, jo vetëm për shfrytëzimin komercial të hapësirës, por në përgjithësi për programin hapësinor amerikan.

Hulumtimi kryesor do të jetë sjellja e pluhurit hënor, të cilin astronautët e Apollo-s thanë se ishte shqetësim serioz pasi po u bllokoheshin pajisjet e tyre.

Ndryshe, Intuitive Machines ka thyer mungesën gjysmë shekullore të Shteteve të Bashkuara në sipërfaqe e Hënës.

Kujtojmë se hera e fundit që një pajisje amerikane u fut butësisht në tokën hënore ishte misioni Apollo në vitin 1972.