Diplomati amerikan Jason Rieff ka vrarë gruan e tij Lola Gulomova dhe pastaj ka bërë vetëvrasje, ndërsa sipas medieve amerikane, shkaku ka qenë pranimi i saj që të punojë për katër vite në ambasadën e ShBA-ve në Beograd dhe se ka dashur që me vete t’i marrë edhe fëmijët
Çifti bashkëshortor isha para ndarjes, e cila duhej të zyrtarizohej të premten. Kjo megjithatë nuk u arrit.
Para se të fillonte procesi, policia kishte pranuar një thirrje se diçka e çuditshme po ndodh në shtëpinë e çiftit në afërsi të universitetit në veriperëndim të Uashingtonit. Kur kanë arritur te shtëpia, policët kanë hasur Rieffin (51) i cili e kishte qëlluar veten në kokë, deri sa në hapësirën tjetër shtrihej trupi i pajetë e bashkëshortes së tij Lola Gulomova (51).
Besohet se Rieff e ka vrarë para se ta vriste veten, shkruan “Washington Post”.
Shënimet e gjyqit tregojnë se Rieff është tërbuar pasi ka marrë vesh se Gulomova ka pranuar mandatin katërvjeçar në Beograd, duke filluar nga vera e vitit 2020, dhe se ka dashur që më vete t’i marrë edhe dy vajzat e tyre.
Gulomova e Rieff kanë qenë diplomatë dhe shpesh kanë udhëtuar bashkë. Janë njohur në Universitetin për studime të avancuara ndërkombëtare “John Hopkins: dhe janë martuar në vitin 2000. Kanë pasur dy vajzë, për të cilat policia thotë se nuk kanë qenë në shtëpi gjatë të shtënave.
Problemet e çifti kanë filluar në vitin 2015, pasi që janë kthyer nga detyra e përbashkët jashtë vendit. Në fund, Gulomova ka bërë kërkesë për divorc.
Gulomova ka lindur në Taxhikistan, ku dikur është marrë me vallëzim. Sipas fjalëve të miqve, familja e saj ka jetuar anembanë botës, ndërsa motra në Nju Jork.
Në biografinë zyrtare të saj shkruan se ka ndihmuar viktimat e uraganit Katrina, ndërsa më vonë i është bashkuar NASA-s. Një kohë ka qëndruar në ambasadën amerikane në Moskë, ku ka ndihmuar punën e Stacionit kozmik ndërkombëtar