Avni Zogiani, anëtar i Vetëvendosjes ka kërkuar që të hetohet edhe Shpend Ahmeti për te familjarët e punësuar.
Në kohën kur në media çdo ditë publikohen dhjetëra emra të familjarëve të politikanëve në pushtet që po punësohen në institucione publike, një anëtar i VV’së, ka një hall tjetër.
Ai kërkon që informata të tilla, të publikohen për të gjithë pushtetarët, përfshirë kryetarin e PSD’së, njëherësh kryetar i Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili bashkëkryeson ekipin negociator.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ai kërkon të dihet nëse Ahmeti ka futur familjarë në ekipin negovciator.
Shkrimi i plotë i Zogianit në Facebook:
Te jepet pershtypja se keto mediat tona e njofin ma mire Malisheven, sesa Prishtinen…
Shkruajne per familjare te Limajt ne Ekipin negociator (mire bejne!), por injorojne teresisht familjaret e Shpendit aty.
Apo familjarizmi eshte problem veç per “katundaret”ë!