Më shumë trajtime bukurie, ceremoni martesore të vogla dhe shfaqja live do të rifillojnë në Angli nga dita e shtunë, pasi masat parandaluese për koronavirusin janë lehtësuar.
Në një deklaratë të bërë Boris Johnson njoftoi se kazinotë dhe qendrat e lojërave gjithashtu do të hapen.
Teatri i brendshëm, muzika dhe vendet e performancës do të rihapen duke respektuar masat e distancimit social dhe mbajtjen e maskës.
Ceremonitë martesore do të zhvillohen vetëm me 30 të ftuar.
Trajtimet e bukurisë si trajtimi i fytyrës, vetullat, trajtimet e qerpikëve, aplikimi i make up dhe mikoblading gjithashtu do të rifillojnë.
Këto udhëzime nuk do të aplikohen në zonat ku numri i të infektuarëve është i lartë, tha qeveria.
Lehtësimi i rregullave do të hyjë në fuqi ditën e shtunë, pasi u shty që prej datës 1 gusht për shkak të shqetësimeve për një rritje të lehtë të numrit të personave të rezultuan pozitiv me koronavirus në Angli.
Ky vendim vjen pas një sërë gjobash të vendosura nga qeveria për qytetarët për mos mbajtjen e maskës në vendet ku është e detyrueshme. Mirëpo, z. Johnson paralajmëroi se qerveria nuk do të hezitojë të vendosë përsëri frenat nëse do të jetë e nevojshme.