Sot është shënuar një ditë e rëndësishme për fluturimet në hapësirë, me rikthimin në Tokë të dy astronautëve të NASA Robert Behniken dhe Douglas Hurley me anijen Crew Dragon e kompanisë Space X.
Kapsula hapësinore Dragon Endavour u kthye të dielën, pas një misioni dy-mujor që shënon rikthimin e Shteteve të Bashkuara në garën me Rusinë në këtë fushë.
Zbritja ndodhi në bregdetin verilindor të Floridas në Gjirin e Meksikës.
Anija kozmike u zhvendos nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor në saktësisht 1.35 me orën lokale dhe tani është në det
NASA kishte dhënë grante për 4.2 miliardë dollarë gjigantit Boeing për programin Starliner, që pati disa vështirësi, dhe 2.6 miliardë kompanisë Space X të Elon Musk, dhe pikërisht ky i fundit arrin të përmbyllë i pari një mision të tillë, që parashikon rikthimin e pilotëve, për t’i lënë rrugën misioneve gjithmonë më të ndërlikuara dhe ambicioze nga sipërmarrësi afrikano-jugor.