Fjalë Kyçe

Apartamenti përfshihet nga zjarri, burri zbret si “Spider-Man” nga kati i 19-të i ndërtesës

Apartamenti përfshihet nga zjarri, burri zbret si “Spider-Man” nga kati i 19-të i ndërtesës

Një burrë nga Filadelfia e gjeti veten në një situatë kërcënuese për jetën, kur zjarri goditi banesën e tij.

Dhe, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, duke u përpjekur për të shpëtuar, ai u përball me rrezik shtesë.

Bëhet fjalë për një ngjarje për të cilët zjarrfikësit morën një paralajmërim për zjarr në katin e 19-të në ndërtesën në perëndim të Filadelfias.

Kur arritën, ata panë një burrë që, si Spiderman, zbriste ballkoneve për të ikur nga zjarri.

Pas arritjes në katin përdhes, zjarrfikësit e ndihmuan atë. Në zjarr u plagosën katër qiramarrës dhe tre policë.