Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të mos ndezin zjarre në natyrë,
Sipas Policisë së Kosovës, zjarr vënia është vepër penale dhe do të ndërmerren masa ligjore ndaj atyre që ndezin zjarre.
“Duke iu referuar rasteve të 24 orëve të shkuara, duke parë kushtet klimatike (erëra që fryjnë) dhe gjendjen e bimësisë (e thate dhe e lehtë për t’u djegur), Policia e Kosovës KËRKON dhe APELON nga të gjithë qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos ndezin zjarre në natyrë. Zjarr vënia është vepër penale, Policia e Kosovës do të hetojë të gjitha këto rastet dhe ndaj kryerësve të këtyre veprave kundërligjore do të ndërmarrë masa dhe të gjitha lëndët do të procedohen tek organet e drejtësisë”, thuhet në apelin e Policisë./Gazeta Alo/