Fjalë Kyçe

Apeli vërtetoi se humoristi ‘Qumili’ e rrahu motrën

Apeli vërtetoi se humoristi ‘Qumili’ e rrahu motrën

Gjykata e Apelit ia ka vërtetuar fajësinë për rrahjen e motrës së tij aktorit Sevdai Radogoshi, i njohur si “Qumili”.
Radogoshi muaj më parë ishte dënuar nga Gjykata e Gjakovës me 500 euro gjobë, pasi ishte gjetur fajtorë për rrahjen motës së tij Floranta Radogoshi.
Sipas aktakuzës Radogoshi e kishte rrahur motrën pasi i kishte kërkuar që t’ia lironte shtëpinë.
Në aktakuzë thuhej se rasti kishte ndodhur gjatë vitit 2016, dhe pas një fjalosje me motrën e tij, e kishte goditur me grushte dhe shuplaka në kokë dhe duke e tërhequr për hunde.
Sipas dosjes së Prokurorisë, me këtë rast Floranta Radogoshit i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Në aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të cilin e ka siguruar KALLXO.com, thuhet se Gjykata e Gjakovës në mënyrë të drejtë dhe të plotë e ka vërtetuar se Radogoshi e kishte rrahur motrën e tij.
“Kolegji i kësaj gjykate, e ka vlerësuar aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë përkitazi me ankesën e ushtruar si dhe shkresat e tjera të lëndës dhe ka ardhur në përfundim se nga ana e gjykatës së shkallës së parë në mënyrë të drejtë dhe të plotë është vërtetuar gjendja faktike”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës së Apelit.