Shefi i ekipit negociator të Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Avni Arifi, ka deklaruar se një dialog çfarë ka pasur Kosova nuk duhet të ketë më kurrë.
Arifi në Facebook ka shkruar se dialogu në 9 vitet e fundit ishte dialog në shërbim të interesave të Serbisë.
“Këtë e konfirmon edhe presidenti Serb Vuçiç në intervistën dhënë revistës serbe Danas më 26/01/2019 citoj: ‘Dialogu e ka përforcuar pozicionin e Serbisë , me bisedime kemi ble kohë dhe jemi rikthyer në lojë’ . Vuçiq, Danas 27/01/2019”, ka shkruar shefi i stafit të kryeministrit.
Sipas Arifit, Qeveria aktuale dhe delegacioni shtetëror nuk do të jenë më në funksion të një dialogu të tillë.