Shefi i kabinetit të kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi, nëpërmjet Facebook-ut ka folur rreth taksës 100 për qind për produktet me prejardhje serbe dhe boshnjake.
Duke iu përgjigjur kritikëve, Arifi ka pranuar se ka kontrabandë por se sipas tij taksa po jep efekt.
Sipas tij, nëpërmjet kësaj tarife, Kosova po respekton vetë-vetën.
“Është absurd, i ligë dhe për gjynah konstatimi se €50 miljon që Kosova për çdo muaj i importonte nga Serbia qenkan zëvendësuar me kontrabandë. Njerëz, mos u tallni me inteligjencën tuaj!!! E vërtetë se ka kontrabandë dhe gjithë ka pasur por të pohohet se efekti i tarifës është i papërfillshëm është xhelozi pak e “vocërr” e pak e sēmurë. E vërteta është se shteti Serb për momentin ka mbet pa këtë treg dhe çdo ditë e më shumë po kuptohet se cilido shtet nuk mundet ta ketë një treg njerëzit e të cilit as nuk i njeh as nuk i respekton. Kosova spo paguan për tarifa. Kosova po respekton vetvehten”, shkruan Arifi në Facebook.