Pajisje që nga tavani emetojnë rreze të sigurta ultravioletë mund të jenë shumë të suksesshme në shkatërrimin e koronavirusit në ajër, ka zbuluar hulumtimi në Universitetin Columbia në New York.
“Pak rrezatim ultraviolet nga largësia ka shkatërruar më shumë se 99.9 % të llojeve të viruseve që u ekspozuan ndaj ndikimit të tij”, ka thënë për agjencinë e lajmeve Reuters Dr. David Brenner që udhëhoqi studimin.
Shkencëtaret kanë hedhur grimcat e koronavirusit në ajër para burimit të dritë ultravioletë dhe pastaj i mblodhën i mblodhën që t’i testonin e shihnin nëse ishin ende aktive.
Sipas rezultateve të studimit të botuar në revistën shkencore Scientific Reports shkencëtarët shfrytëzuan koronavirusin që shkakton ftohjen e zakonshme.
“Në studimet, që po vazhdojnë, kemi vërtetuar se koronavirusi, që shkakton Covid-19, shkatërroi në të njëjtën mënyrë me dritë ultravioletë” tha Brenner.
Ideja që në hapësirat publike të vendosen pajisje në tavane burime të rrezeve ultravioletë që në vazhdimësi do të shkatërronin mikrobet, e mes tyre edhe virusin që shkakton Covid-19, e kështu të minimizohet përhapja e sëmundjes” tha Dr. Brenner duke shtuar se prodhuesit e burimit të rrezeve ultravioletë tanimë po përgatiten për prodhim.
Por, u theksua nga Brenner se “kjo nuk shihet si alternativë e maskave dhe distancimit social, por si armë shtesë që mund të shfrytëzojmë kundër Covid-19”.