Fjalë Kyçe

Arrestimi i gjashtë personave në Prishtinë, në vendin e ngjarjes u konfiskuan 125 mijë euro

Arrestimi i gjashtë personave në Prishtinë, në vendin e ngjarjes u konfiskuan 125 mijë euro

Policia e Kosovës mbrëmjen e kësaj të mërkure ka zhvilluar një aksion kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit.

Aksioni u zhvillua në qytetet Ferizaj, Fushë Kosovë, Viti, Kaçanik, si dhe në Prishtinë..

Prokuroria Speciale njofton se nga ky aksion janë arrestuar gjashtë persona, me inicialet A.Q., Sh.R., A.O., F.L., H.L dhe L.S., të dyshuar se kanë kryer veprat penale “Shpëlarje parash”, “Falsifikim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Gjithashtu, nga të dyshuarit në vendin e ngjarjes janë sekuestruar të holla në vlerë prej 125 mijë të dyshuara, si dhe pesë vetura të modeleve të ndryshme.

“Me urdhër të prokurorit të Shtetit personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje, si dhe brenda afateve kohore ligjore do të bëhet kërkesa për caktimin e paraburgimit” thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.