Fjalë Kyçe

Arrestohen katër persona në Prishtinë, policia jep detaje

Arrestohen katër persona në Prishtinë, policia jep detaje

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kovocës pasi që dyshohet që disa minuta më parë janë përfshirë në një rrahje në lagjen Dardania në Prishtinë.

Lajmin për Gazetën Alo e ka konfirmuar Agron Borovci nga Policia e Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Pas marrjes se informatës  policia ka identifikuar veturën me të cilën të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe të njëjtën e ka ndaluar ne rrugën “Garlibaldi” me ç’rast janë arrestuar dhe dërguar ne stacionin policor për procedim te mëtejmë 4 persona te dyshuar”, ka deklaruar Borovci.

Ai ka thënë se përgjatë bastisjes së veturës si dhe te dyshuarve policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe disa shufra qe dyshohet të jenë përdorur në rrahjen në fjalë./Gazeta Alo/