Policia e Kosovës, ka arrestuar katër persona si të dyshuar për veprën penale ‘lëndim i rendë trupor’.
Gjatë ditës së djeshme, në Qyshk të Pejës, rreth orës 11:30, disa persona ishin përfshirë në një rrahje.
Përmes një njoftimi për medie, Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se nga kjo rrahje kishin pësuar lëndime trupore tetë persona të cilët edhe ishin dërguar në spitalin rajonal në Pejë për trajtim mjekësor, një nga të lënduarit është ndaluar në spital për trajtim të mëtutjeshëm ndërsa të tjerët pas tretmanit mjekësor janë liruar nga spitali.
Mirëpo, gjatë ditës së sotme me urdhër të prokurorit, Policia ka arrestuar katër persona, ndërkaq, dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Më datë 02 Qershor 2019, rreth orës 11:30, Policia e Kosovës në Pejë është informuar se në fshatin Qyshk disa persona janë duke u rrahur.
Njësitet relevante të stacionit policor Pejë, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe kanë arritur për ta vënë situatën nën kontroll.
Lidhur me rastin 8 (tetë) persona të lënduar janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për trajtim mjekësor, një nga të lënduarit është ndaluar në spital për trajtim të mëtutjeshëm ndërsa të tjerët pas tretmanit mjekësor janë liruar nga spitali.
Njësitet policore të Stacionit Policor në Pejë kanë intervistuar 6 (gjashtë) persona të dyshuar ku prej tyre me urdhër të prokurorit të shtetit 4 (katër) nga këta janë dërguar në mbajtje për veprën penale ‘lëndim i rendë trupor’ ndërsa 2 (dy) janë liruar në procedurë të rregullt për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.