Fjalë Kyçe

Arrestohet avokati që zbuloi rastin e vajzës nga Drenasi

Arrestohet avokati që zbuloi rastin e vajzës nga Drenasi

Është arrestuar avokati Gazmend Halilaj i cili dy javë më parë kishte sinjalizuar keqpërdorimin e  nxënëses nga Drenasi.

Sipas Halilajt deri te arrestimi ka ardhur, pasi që ka raportuar edhe një skandal në IPK, shrkuan Gazeta Alo.

Këtë e ka bërë të ditur vet Halilaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

Ai po pretendon se është arrestuar për shkak të zbulimit të rastit, ndërkohë prokuroria e as Inspektorati Policor ende nuk janë deklaruar për këtë çështje.

“Dje e raportova skandalin e radhës nga hetuesit e IPK’së. Që i dhanë dëshmi i gazetares së KTV’së, lidhur me privatësinë e rastit në Drenas. Shenjë hakmarrje të njëjtit sot më arrestuan”, ka shkruar Halilaj./Gazeta Alo.