Arrestohet biznesmeni indian dy ditë pasi u takua me kryeministrin kosovar, Ramush Haradinaj.
Ai është arrestuar në Aeroportin e Rinasit në Tiranë, nga Interpoli, pasi kërkohej nga India, në akuzën për shpërlarje pastrim parash.
Policia e Shqipërisë, bën me dije se ka arrestuar shtetasin me inciiale H. P., 59 vjeç, lindur në Indi dhe banues në Nigeri.
“Ky shtetas është kapur në në aeroportin e Rinasit në dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Neë Delhi/ Indi”- njofton policia.
Njoftimi i policise
Interpol Tirana në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rinas arrestuan provizorisht shtetasin indian:
P., 59 vjeç, lindur në Indi dhe banues në Nigeri
Ky shtetas është kapur në në aeroportin e Rinasit në dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Neë Delhi/ Indi.
Gjykata Patiala House/Neë Delhi, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër arresti për veprën penale “Pastrimi i parave”, parashikuar nga nenet 3 dhe 4 të “Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave”.
Veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi do të kryhen nga ZQK Interpol Tirana.