Fjalë Kyçe

Arrestohet çifti: Përdhunuan 7-vjeçaren, e vran dhe hodhën në koshin e plehrave

Arrestohet çifti: Përdhunuan 7-vjeçaren, e vran dhe hodhën në koshin e plehrave

Autoritetet meksikane kanë bërë të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin e një çifti që dyshohet se rrëmbeu një vajzë 7-vjeçare, e cila u gjet e vdekur brenda një qese të mbushur me plehra fundjavën që lamë pas.

Dinamika e ngjarjes është zbardhur nga një video e sekuestruar nga policia. Në të shihet rrëmbyesja Gladis Giovana Cruz Hernandez, e cila shfaqet duke mbajtur në duar 7-vjeçaren Fátima Cecilia Aldrighett, shumë pranë ambienteve të shkollës, vendi ku e mitura humbi dhe kontaktin me të afërmit.

Dyshohet se pasi kreu rrëmbimin Gladis ia dorëzojë vajzën të dashurit të saj, Mario Alberto Reyes Nájera, i cili në momentin që vogëlushja hyri në ambientet e apartamentit të tij, ai e përdhunoi. Ulises Lara López, një zëdhënëse e prokurorisë u shpreh se gjatë kontrollit në apartament, u gjetën shumë njolla gishtash dhe dokumente personale që i përkisnin të dyshuarve. Po ashtu në apartament janë parë gjurmë gjaku dhe rroba të gjakosura dhe të shqyera që dyshohet se i përkisnin Fátima-s.

Trupi i pajetë i vogëlushes u gjet pak orë pasi u rrëmbye në një qese mbeturinash plastike në lagjen, Tlahuac të Mexico-s. Një video e siguruar nga kamerat e sigurisë u shpërndanë me shpejtësi në të gjitha mediat lokale. Pikërisht pas kësaj, çifti vendosi që të braktisë apartamentin dhe të tentojnë të arratiset, por tentativa  dështoi pasi ata u arrestuan nga autoritetet policore.

Gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit, Mario Alberto Reyes Nájera, është shprehur se fillimisht e ka përdhunuar vajzën, më pas e ka goditur disa herë me thikë, për ta gjymtuar dhe ndarë trupin e vogëlushes më pas në disa pjesë. Mediat lokale shkruajnë se qindra miq dhe anëtarë të familjes u mblodhën të martën (18.02.2020) për t‘i dhënë lamtumirën e tyre të Fundit Fátima-s, para se arkivoli i saj i vogël të varrosej në një varrezë lokale.