Fjalë Kyçe

Arrestohet dhëndri 45 vjeçar, trupi i nuses 52 vjeçare gjendet në valixhe katër ditë pas martesës

Arrestohet dhëndri 45 vjeçar, trupi i nuses 52 vjeçare gjendet në valixhe katër ditë pas martesës

Policia në Britani ka arrestuar një burrë si të dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij të re vetëm katër ditë pas martesës. Trupi i të ndjerës u gjet vetëm katër ditë pas dasmës së tyre i futur në një valizhe pranë shtëpisë së tyre.

Zbulimi i kobshëm i të dielës në periferi të Halifax në veri të Anglisë, erdhi pasi 52 vjeçarja Dawn Walker, e cila ka një djalë të vogël, u martua vetëm të mërkurën.

Policia ndërkohë ka arrestuar burrin e saj të ri, 45 vjeçarin Thomas Nutt, si të dyshuar për vrasje.

Çifti ishin martuar të mërkurën në nje ceremoni në dhe ishin fotografuar në zyrën e regjistrimit me një fëmijë.

Mjekësia ligjore është duke kontrolluar shtëpinë e tyre në Brighouse dhe vazhdon të marrë në pyetje Nutt. Bashkëshortja e tij besohet se është mbytur.

Një i ftuar i dasmës tha për të përditshmen vendase The Sun: “Nuk mund ta besoj këtë që ka ndodhur. Ishte një martesë shumë e bukur, Dawn dukej e mrekullueshme”.

“Ata duhet të ishin duke pritur jetën e tyre të mrekullueshme e të lumtur, s’mund ta besoj se diçka e tillë ndodh kaq shpejt pas martesës”.

Zonja Walker, e cila besohet se është fejuar me Nutt në janar 2020, ka dy fëmijë nga lidhje të mëparshme

Bija e saj 30-vjecare Codie-Marie Shaw, tha se ishte e shokuar nga vdekja e një nëne të dashur, të kujdesur e miqësore.

Ndërkohë policia thotë se kërkon të flasë me personin që i njoftoi për vdekjen, i cili ende nuk është identifikuar.

Policia ishte thirrur pasditen e të dielës. Inspektorja Amanda Wimbles, tha: “Hetimet tona për incidentin janë ende në fazat e para, në veçanti dëshirojmë të flasim me personin që na telefonoi fillimisht”.

“Një mashkull 45-vjecar është arestuar i dyshuar për vrasje dhe mbetet në paraburgim”, shtoi ajo. Hetimet vazhdojne./tch