Fjalë Kyçe

Arrestohet gruaja që joshi minorenin në shtëpi, teksa luante në park me shokët

Arrestohet gruaja që joshi minorenin në shtëpi, teksa luante në park me shokët

Një grua 32-vjeçare ftoi në shtëpinë e saj dy djem adoleshentë dhe bëri seks me një prej tyre, megjithse ai i tha se ishte ende në shkollë fillore, u tha sot në gjyqin e Teah Vincent.

Nëna e tre fëmijëve i kishte ftuar djemtë në shtëpi për t’u dhënë “një gotë ujë” pasi kishin qenë duke luajtur futboll, por më pas mori një 14-vjeçar në dhomën e gjumit dhe kreu marrëdhënie intime me të, u dëgjua të thuhej në gjykatën e Gloucester në Britani.

Prokurori Christopher Smyth tha për jurinë se një nga adoleshentët e njihte Vincent kurse viktima e abuzimit seksual nuk e njihte.

Vincent tha për ngjarjen e 21 tetorit 2018, se besonte se djali ishte 16, e jo 14 vjeç.

Gjatë gjyqit u tha se ata kishin biseduar fillimisht për shkollën, por më pas e akuzuara kishte kaluar bisedën te trupi i saj, dhe te seksi.

Prokurori Christopher Smyth tha: “Një nga djemtë që ishte pak më i madh, besonte se zonja po avanconte në mënyrë të papërshtatshme ndaj më të riut, por ai nuk mund të ndërhynte. Ajo më pas e ftoi më të riun në dhomën e sipërme dhe ai e ndoqi duke besuar se do të kishte ndonjë televizor apo lojë që mund të kryenin. Djali më i madh qëndroi poshtë në kuzhinë.”

Në gjykatë u tha më tej se zonja Vincent e kishte ulur djalin në krevat, kishte dalë nga dhoma dhe më pas ishte kthyer pa rroba.

Vincent, e cila ka tre fëmijë me moshë shkolle fillore, akuzohet se ka bërë seks me adoleshentin pa folur paraprakisht me të për çështjen. Djali e dinte se ishte nën moshën e lejuar për marrëdhenie të tilla, dhe më në fund ai e kishte larguar nga vetja dhe zbriti poshtë te shoku i tij.

Prokuri Smyth shtoi: “Djali kishte një ndjesi të fortë se situata ishte e gabuar. Shoku i tij në kuzhinë kishte dëgjuar zhurmat e seksit nga lart dhe ishte ndjerë në siklet, sa që kishte dalë nga shtëpia, por ishte kthyer më vonë.”

Pas ngjarjes dikush i kishte këshilluar djemve se duhet të flisnin me prindërit e tyre për çështjen dhe në fakt nëna e djalit të abuzuar kishte shkuar të kërkonte llogari ndaj Vincent në shtëpinë e saj, ku ajo ishte përgjigjur: “Jo tani, kam vajzën time këtu”. Më pas ajo i kishte mbyllur derën.

Prokurorët thanë se një ditë më vonë, një burrë i quajtur Richard Remnant erdhi në shtëpinë e viktimës dhe i tha se ai ose familjarët e tij vinin përsëri në shtëpinë e zonjës Vincent “do t’i ngulte thikën në nofull”.

Vincent u arrestua më 26 tetor. Ajo deklaroi se besonte se djemtë ishin më të rritur, dhe se adoleshentët i kishin thënë se ishin 16 vjeç.