Fjalë Kyçe

Arrestohet i dyshuari kryesor për vrasjen e Abid Jasharit

Arrestohet i dyshuari kryesor për vrasjen e Abid Jasharit

Policia e Kosovës arreston të dyshuarin kryesor për vrasjen e 34 vjeçarit, Abid Jasharit të mërkurën në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Gazetën Alo.

Sipas saj, në këto momente në stacionin e policisë është duke u intervistuar i dyshuari kryesor 26 vjeçari me inicialet B.Sh, për përfshirje në vrasjen e Abid Jasharit.

“I dyshuari është duke u intervistuar nga hetuesit policor. Nuk dihen motivet ende, sapo të kemi informacion do ju mbajmë të informuar”, ka thënë Ahmeti.