Fjalë Kyçe

Arrestohet një papagall

Arrestohet një papagall

Një papagall u arrestua në Brazil, në shtetin e Piaui. Shpendi ishte instruktuar nga padroni i tij, një shpërndarës droge, për ta lajmëruar nëse vinte policia si dhe për të bërë postierin

“Mami policia”, ishte fraza kyçe.

Të hënën e 22 prillit, agjentët arritën t’i kapin të dy. Shpërndarësi tentoi të arratisej, por policia arrestoi shpërndarësin dhe një grua tjetër. Bashkë me çiftin, policët morën edhe papagallin, i cili tani ndodhet në një kopsht zoologjik vendas.

Lajmi, i bërë i ditur nga shtypi Brazilian dhe Washington Post, u bë menjëherë viral.

Një gazetar brazilian tha se pas arrestimit, shpendi nuk nxori asnjë tingull, por qëndroi në heshtje. Kjo nuk është hera e parë që një papagall përfshihet në trafikun e drogës. Në vitin 2010, në Kolumbi, e njëjta gjë ndodhi me një zog tjetër.

Ai ishte stërvitur për të thirrur “Vrapo, Vrapo!” në spanjisht sapo të shihte një polic.