Fjalë Kyçe

Arrestohet një person në Klinë, i sekuestrohet pushkë mitralozi pa leje

Arrestohet një person në Klinë, i sekuestrohet pushkë mitralozi pa leje

Njësia e hetimeve në Stacionin Policor  në Klinë, pas një pune operative – hetimore ka arritur të sigurojë informacione të besueshme se të dyshuarit B. H. i lindur në vitin 1970 dhe M/Sh/Kosovar dhe F. H. i lindur në vitin 1976 M/Sh/Kosovar janë në posedim të armëve ilegale dhe është bërë kërkesë për bastisjen e shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse të tyre.

Urdhri për bastisje është siguruar nga gjyqtari i procedurës paraprake dhe për realizimin e urdhëresës më datë 08.11.2019 rreth orës 08:50 minuta, është bërë realizimi i urdhër – kontrollit.

Urdhëresës më datë 08.11.2019 rreth orës 08:50 minuta,  është bërë realizimi i urdhër – kontrollit.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit B. H. janë gjetur dhe sekuestruar: Një Pushkë ‘Mitralez i lehtë’, 7 (shtatë) copë të cal. 7,62×39 me rrethatore, një pushkë për gjuajtje, punim dore, pa nr. serik, 20 ( njëzetë) fishekë cal. 7,62×2, një karikator i ‘AK’- 47.

Ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit F. H., është gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike 20 (njëzetëshe) dhe një karikator i ‘AK’-47.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë dhe ndaj tyre është iniciuar rast “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.