Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se sot ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin B.B.,- person zyrtar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë” .
Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se ndaj të dyshuarit B.B., prokurori i rastit do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.