Fjalë Kyçe

Arrestohet personi që keqtrajtoi qenin në Prishtinë

Arrestohet personi që keqtrajtoi qenin në Prishtinë

Të premten në Prishtinë është identifikuar dhe arrestuar personi që keqtrajtoi një kafshë.

Siç njofton Policia e Kosovës, i dyshuari mashkull kosovar më datë 29 prill kishte publikuar disa incizime duke keqtrajtuar një qen.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Njësitë policore duke vepruar në bazë të autorizimeve të marra nga prokurori, më 03.05.2024 kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi i njëjti është parë në disa video incizime duke e keqtrajtuar një kafshë (qen). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Derisa, Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve, ka paralajmëruar se të hënën do të mbajë proteste në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në ora 12:00.

Protesta do të mbahet nën marshin “UNË NUK KISHA FORCË TË MBROHEM, PO TI BËHU ZËRI IM!!!”.