Fjalë Kyçe

Arrestohet pronari i firmës së ujit me kamionin e të cilit u shkaktua aksidenti në Gjilan

Arrestohet pronari i firmës së ujit me kamionin e të cilit u shkaktua aksidenti në Gjilan

Policia e Kosovës ka arrestuar pronarin e firmës së cilës i përkiste kamioni i cili shkakoti aksidentin tragjik në Gjilan.

Përmes, raportit 24 orësh policia bën të ditur se i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. “Idriz Seferi”, Sheshi “Rexhep Mala, Nuhi Berisha”,  Gjilan 07.03.2019-14:00. Lidhur me aksidentin e ndodhur në datën dhe kohën e lartë shënuar është arrestuar i dyshuari  mashkull K/Shqiptar,  pronar i  firmës  së cilës i përkiste kamioni i përfshirë në aksident,  me  dyshimin se automjetit  transportues  nuk i ka punuar sistemi i frenimit dhe i njëjti nuk është i regjistruar dhe nuk posedon kontroll teknike. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes./Gazeta Alo/