Një taksist është dërguar në mbajtje pasi dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një pasagjere në Prishtinë të hënën në mbrëmje, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh.
Në raport theksohet se “viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë në veturën Taxi, i dyshuari mashkull kosovar – ngasësi, e ka ngacmuar me fjalë të ndryshme, ka filluar ta prekë në pjesën e trupit (këmbë)”.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ka njoftuar Policia.
Sfidat dhe e ardhmja, çfarë u tha në komunikatën e Brukselit pas takimit të kryediplomatëve të BE-së dhe Ballkanit
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton” në kryeqytet rreth orës 19:30.