Është arrestuar një person i dyshuar i shtetësisë turke, në vendkalimin kufitar të Hanit të Elezit, gjatë ditës së djeshme, pasi që ka tentuar t’i dërgojë katër pasagjerë tjerë turq në Maqedoni, e më pas në shtetet perëndimore në mënyrë të paligjshme.
I dyshuari është arrestuar nga Policia, ndërsa viktimat gjatë intervistimit kanë treguar se për dërgimin e tyre në shtetet perëndimore kanë arritur deri te marreveshja e një pagese ndaj të dyshuarit, deri në 5mijë e 500 apo 6 mijë euro me të arritur në destinacion.
Policia bën të ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Turk i cili në vendkalimin kufitar me veturë ishte ndaluar nga Policia, pasi me vete në veturë i kishte pasur edhe katër pasagjerë meshkuj turq, shtetas të Turqisë, me qëllim të dërgimit në Maqedoni e më pas në shtetet perëndimore. Viktimat kanë deklaruar se për dërgimin e tyre në shtete perëndimore kanë bërë marrëveshje me persona të ndryshëm në Turqi, të cilët me të arritur në destinacion sipas marrëveshjes pagesat kanë qenë nga 5500-6000 euro. Lidhur me rastin i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.