Fjalë Kyçe

Arrihet edhe një marrëveshje ndërkombëtare me ndihmën e Presidentit Trump

Arrihet edhe një marrëveshje ndërkombëtare me ndihmën e Presidentit Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dhënë lajmin për arritjen e marrëveshjes paqësore në mes të Izraelit dhe Bahrainit.

“Tash janë dy marrëveshje paqësore me Izraelin të cilat janë arritur në 72 vjetët e fundit”, ka thënë Trump.

Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë thuhet se këto dy shtete kanë vendosur marrëdhënie të plota diplomatike.

“Kjo është marrëveshja e dytë paqësore për të cilën ne njoftojmë brenda një muaji”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.