Fjalë Kyçe

Arrin në 2000 numri i vdekjeve nga COVID-19 në Iran

Arrin në 2000 numri i vdekjeve nga COVID-19 në Iran

Irani ka mbyllur udhëtimet ndërqytetase pas valës së pare të goditjeve të koronavirusit, për të ndaluar përhapjen e virusit.

Zëdhënësi i qeverisë Ali Rabiei njoftoi se ‘udhëtimet e reja do të ndalohen’ pasi shumë iranianë injoruan këshillat zyrtare dhe udhëtuan për fillimin e festës së Vitit të Ri Persian, fundjavën e kaluar, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Rabiei paralajmëroi se qindra mijëra iranianë në rrugë ‘mund të shkaktonin një valë të dytë të koronavirusit’.

Ministri i Brendshëm Abdolreza Rahmani Fazli tha para mediave shtetërore se ndalimi i udhëtimit do të hyjë në fuqi ‘nesër ose një ditë pas’, qoftë të enjten ose të premten.

Vendimi erdhi në kohën kur Irani njoftoi 143 vdekje të reja nga virusi sot, duke rritur numrin zyrtar nga 1.934 në 2.077 – duke u bërë vendi i katërt për kah numri i prekjeve të COVID-19.