Fjalë Kyçe

Arrin në 50 numri i të lënduarve në Francë

Arrin në 50 numri i të lënduarve në Francë

Policia në Paris ka gjuajtur plumba gome dhe gaz lotsjellës mbi protestuesit, pasi fundjavës së katërt të protestave antiqeveritare u kthyen në dhunë.

Përleshjet erdhën pasi deri në 8,000 demonstrues janë mbledhur në qendër të qytetit.

Më shumë se 500 njerëz janë marrë në paraburgim. Të paktën 55 persona janë plagosur, përfshirë tre oficerë policie, raporton BBC

Demonstrata po mbahen  edhe në disa qytete të tjera, duke përfshirë Lyon, Marseille dhe Grenoble, ku thuhet se është arrestuar një udhëheqës lokal i ‘xhaketave të verdhë’.Në Francë, çmimi i karburantit është rritur me rreth 23% gjatë 12 muajve të fundit, në një mesatare prej 1,51 euro, më e larta që prej viteve 2000.Vendimi për të shtuar edhe 6,5 cent për litër benzine dhe 2.9 cent mbi litrin e naftës, duke filluar nga 1 janari i 2019-ës, bëri që zemërata popullore të shpërthente në këtë formë.