Ani pse drejtoria Komunale e Arsimit ka vendosur që të zëvendësohen orët e humbura, një gjë e tillë në praktikë nuk po shihet. Edhe këtë të shtune, nuk është mbajtur mësim. E këshilli i prindërve për T7 thonë se ata vazhdimisht po kërkojnë nga përgjegjësit që fëmijët e tyre t’i rikompensojnë orët
Do të duhej të ishin në mësim. Mirëpo, këta nxënës këtë të shtune po luajnë jashtë shkollës.
Kjo pasi që vendimi për zëvendësimin e orëve të humbura nuk po respektohet.
Por dyert e shkollës “Faik Konica” sipas drejtoreshës, Gjylie Balaj janë të hapura për nxënësit.
E numri i mësimdhënësve dhe nxënësve që vijnë për të mbajtur orë shihet të jetë i vogël.
Mirëpo, jo çdo shkollë në kryeqytet po organizon proces mësimor.
Mirëpo, përmes telefonit për T7, Kryetari i Këshillit të Prindërve, Ymret Reshiti ka thënë që edhe ata kanë kërkuar që këtë të shtunë të mbahet mësimi.
E të premten, DKA në Prishtinë ka marrë vendim që të shtunën të mbahet mësim. Duke thënë që të gjitha shkollat të zëvendësojnë një orë të humbur gjatë grevës.
Ndërkaq, Sindikata e Bashkuar për Arsim po bën apel tek mësimdhënësit që të mos zëvendësojnë orët që kanë humbur gjatë grevës.