Fjalë Kyçe

As shkuma toksike nuk i pengon besimtarët, lahen në lumin e shenjtë

As shkuma toksike nuk i pengon besimtarët, lahen në lumin e shenjtë

Lumi i shenjtë Yamuna që rrjedh nëpër kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi, është mbuluar me re të mëdha shkume toksike, të cilat sipas aktivistëve vendas, vijnë si pasojë e derdhjes së paligjshme të mbetjeve industriale dhe ujërave të zeza në lumë.

Siç duket edhe në pamjet e Reuters, kjo nuk i ka ndaluar besimtarët që të futen në lumë dhe t’i gëzohen shkumës së bardhë, por vrastare.

Sipas aktivistëve, industritë e prodhimit të rrobave, shumica e të cilave janë ngritur ilegalisht në zona të banuara në kryeqytet, po derdhin ujëra të ndotur në impiantet e ujërave të zeza.