Fjalë Kyçe

Asfalti në një fshat të Gjakovës shtrohet mbi lloç, çahet ende pa u mbaruar mirë

Asfalti në një fshat të Gjakovës shtrohet mbi lloç, çahet ende pa u mbaruar mirë

Një rrugë në fshatin Bitesh të Gjakovës ka nisur të çahet, ende pa u mbaruar krejt asfaltimi i saj.

Banorët e fshatit, të cilët në adresë të gazetës online Reporteri.net kanë dërguar edhe pamje të rrugës, tregojnë për gjendjen aspak të mirë të saj dhe për problemet në asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Bitesh të Gjakovës.

Ata thonë se asfalti në këtë rrugë ka nisur të shtrohet mbi lloç nga kompania që shihet në pamje, dhe prandaj menjëherë ka nisur të çahet. Edhe në pamjet e mëposhtme shihet asfalti i çarë në disa pjesë.

Asfaltimi i kësaj rruge është projekt i Komunës së Gjakovës.