Fjalë Kyçe

“Askush nuk e zë vendin e tij”, mbesa e ish-presidentit Rugova promovon rezidencën e gjyshit, video bëhet virale

“Askush nuk e zë vendin e tij”, mbesa e ish-presidentit Rugova promovon rezidencën e gjyshit, video bëhet virale

Mbesa e ish presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, përmes një video në rrjetin social TikTok ka treguar endin ku ka qëndruar ai dhe po mbahet ende ashtu siç ka qenë dhe kjo video është bërë virale.

Në video e prezantuar ajo ka treguar të gjitha detaje e dhomë të ish presidentit Ibrahim Rugova, diçka që kishte shumë të veçant në dhomën e tij ishte se se ai mbante një fotografi të heroit kombëtar shqipëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbe.

Tutje mbesa e tij ka treguar se nga momenti i vdekjes së të ndjerit askush nuk e përdor këtë vend.

Duke parë këtë video të ngjall shumë nostagji sepse gjithçka duket antike dhe shumë e çmuar, duket sikur sot të mos jetë bashkë më ne ish-presidentin Ibrahim Rugova.

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006 dhe është varrosur me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake. Ai ishte një politikan, studiues dhe shkrimtar shqiptar i Kosovës, i cili shërbeu si Presidenti i Parë i Republikës së Kosovës duke shërbyer nga viti 1992 deri në vitin 2000 dhe sërish nga viti 2002 deri në vdekjen e tij në vitin 2006.