Fjalë Kyçe

Assange shpallet fajtor

Assange shpallet fajtor

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, u shpall fajtor në gjykatën e Westminster për shkelje të kushteve për kaucion.
Dënimi maksimal që ai mund të marrë nga kjo gjykatë është 12 muaj, transmeton Reuters.

Gjyqtari tha se Assange do të dërgohet para gjykatës më 12 qershor, kur kërkesa e SHBA për ekstradimin e tij do të merret në shqyrtim.

Assange, i cili u arrestua sot në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, u deklarua se nuk ndihet fajtor përpara se të dorëzohej tek autoritetet gjyqësore.

Ai u arrestua pasi qeveria e Ekuadorit revokoi azilin. Presidenti Lenin Moreno tha se vendimi për këtë është marrë pasi Assange disa herë ka shkelur konventat ndërkombëtare.

Assange ndodhej në ambasadën e Ekuadorit në Londër që nga viti 2012, me qëllim të shmangies së ekstradimit në Suedi ku kërkohet për keqtrajtim seksual.

Ai ka hedhur poshtë akuzat dhe shfaq drojën se Suedia do ta ekstradojë në SHBA, për t’u përballur me akuzat për zbulim të dokumenteve ushtarake dhe diplomatike.