Fjalë Kyçe

AstraZeneca përgatit hakmarrjen, ka mundësi që e rrisin çmimin: Mjaft më me kritika të pabaza tha profesori i Oxford

AstraZeneca përgatit hakmarrjen, ka mundësi që e rrisin çmimin: Mjaft më me kritika të pabaza tha profesori i Oxford

AstraZeneca ka mundësi se do të rrisë çmimet e vaksinës Covid-19 dhe të heqë dorë nga vendimi i saj që të mos përfitoj pas sulmeve që po vijnë nga Bashkimi Europian, transmeton Gazeta Metro.

Sir John Bell, profesor i mjekësisë në Universitetin e Oxford dhe udhëheqësi i ekipit që zhvilloi vaksinën kundër koronavirusit të ri SARS-CoV-2 të AstraZeneca/Oxford, ka tërhequr vërejtjen se kritikat e pabaza po dëmtojnë kompaninë.

Bell tha se AstraZeneca asnjëherë nuk ka pranuar mirënjohje që hoqi dorë nga profiti nga vaksina e tani këto sulme nga BE dhe nga ana e zyrtarëve si presidenti francez Macron mund ta vënë në pikëpyetje ka raportuar gazeta angleze The Telegraph.

“Mund të vijë momenti kur AstraZeneca mund të thotë ‘me siguri po bëni shaka, mirë pra nuk do ta shesim më me çmim prodhimi pasi askush nuk po na e di për nderë gjithçka që po bëjmë. Na ka rënë çmimi i aksioneve të kompanisë. Nuk janë rritur. Po prodhojmë më shumë vaksina se të gjithë të tjerët. Kjo vaksinë është e sigurt dhe funksionon, por askush nuk po e merr parasysh” tha Bell.

Bell tha se punëtorët në AstraZeneca çdo ditë e më shumë po inatosen, ndërsa kompanitë tjera që prodhojnë vaksina si kompania amerikane Fizer dhe partneri gjerman BioNTech po pasurohen.

“S’kam unë problem që njerëzit të përfitojnë, por është koha dhe vendi për gjithë këtë. Industria farmaceutik na flet se sa të mrekullishëm janë, sie shpëtuan botën. Po, gjithsesi, ama edhe përfitohen shuma të mëdha të parave” tha Bell.

AstraZeneca është gjetur në mes të luftës tregtare me s Bashkimit Europian dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe është shfrytëzuar si pretekst për lojëra mes dy palëve që nuk po arrijnë të pajtohen për zhvillimin e marrëdhënieve tregtare pas BREXIT. BE’ja ka vepruar e para në mësymjen kundër britanikëve me rezultate shkatërruese për reputacionin e saj, në tre raste. Në të tre këto raste është tërhequr nga vendimet për bllokim.

AstraZeneca ishte akuzuar nga BE se po shkel kontratën me ta, megjithëse kjo ishte e qartë nga fillimi se ishte e pasaktë. Asnjëherë nuk ishte përcaktuar afate e shifra të sakta të dozave të dërgesave të vaksinave për BE, ishte theksuar ‘mundësia më e mirë’. Kjo pasi BE ishte vonuar me kontratë dhe miratimin e vaksinës nga agjencia shëndetësore europiane. Mbretëria e Bashkuar që nga fillimi jo vetëm që ishte ngutur të nënshkruaj kontratë ekskluzive, por edhe kishin investuar në hulumtimin fillestar dhe zhvillimin e vaksinës anti Covid.