Fjalë Kyçe

“Ata dhanë gjakun për liri, ne japim gjakë për të shpëtuar jetë”

“Ata dhanë gjakun për liri, ne japim gjakë për të shpëtuar jetë”

Sot, Shoqëria Civile nga Komuna e Podujevës, në bashkëpunim me komunitetin e banorëve të Orllanit për nderë të 31 janarit, ditës së rënies së heronjëve të kombit Zahir Pajaziti , Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, organizoi aktivitetin vizitave tek komplekset memoriale Zahir Pajaziti në Orllan dhe tek Kompleksi Baza e Parë e UÇK-së, në Lladoc si dhe aktivitetin e dhurimit të gjakut nga vullnetarët.

Ky aktivitet u organizua si nderim dhe mirënjohje për veprën dhe heroizmin e treguar nga heronjët- Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Në këtë aktivitet u pa një interesin i jashtëzakonshëm për të dhuruar gjakë dhe vetëm për tri (3) orë mbi 56 qytetarë dhuruan gjakë

Organizatorët zotohen se ky aktivitet do të bëhët tradicional dhe për çdo 31 Janar, do të organizohet aktivitet për dhurimin e Gjakut. /Gazeta Alo/