Me fitoren e mbrëmshme 5-1 si mysafir ndaj Southampton, Chelsea kaloi në vendin e dytë në Ligën Premier dhe hynë në luftë për titull.
Për Chelsean shënuan Axel Disasi, Christopher Nkunku, Noni Madueke, Cole Palmer dhe Jadon Sancho, e veçanërisht interesant ishte goli i Palmerit për 4-1.
Në minutën e 77-të, Nkunku doli përballë portierit të Southamptonit, Joe Lumley dhe me një driblim të shkëlqyer e mashtroi atë dhe një mbrojtës të vendasve dhe e dërgoi topin drejt porte.
Mirëpo, para se topi të futej në rrjetë, Palmer e arriti atë dhe e futi në rrjetë, duke i “vjedhur” golin shokut të tij.
Menjëherë pas shënimit të golit, Palmer, para festës së tij karakteristike, e ka përshëndetur Nkunkut, i cili po qeshte pasi e kuptoi se për çfarë bëhej fjalë.
Pas ndeshjes, Palmer i kërkoi publikisht falje dhe pranoi se e “vodhi” golin për shkak të Fantasy Premier League.
“Më falë Nkunku, por lojtarët e Fantasy kishin nevojë për golin tim”, shkroi Palmer në rrjetet sociale dhe francezi i tha se gjithçka ishte në rregull.
Falë atij goli Palmer u solli 7 pikë lojtarëve të Fantasy që e kishin mbrëmë në skuadër dhe në total është i dyti në ligë në Fantasy deri më tani me 107 pikë. Para tij është vetëm Mohamed Salah me 151 pikë.