Të hyrat në Administratën Tatimore të Kosovës për muajin janar kanë shënuar performancë të mirë duke tejkaluar pritshmëritë e planifikuara, njoftojnë nga ATK.
“Për muajin e parë të këtij viti janë mbledhur 64.04 milion euro, që në krahasim me planin kemi rreth 4 milion euro të mbledhura më shumë”.
“Trendi i arritur për këtë muaj tregon një nismë të mirë të punës së ATK-së, e cila patjetër se do të ketë reflektim edhe në aktivitetet tjera, të cilat në vitin 2020 si shkak i pandemisë janë zhvilluar brenda mundësive, të cilat kanë lejuar vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës”.
“ATK është në fazën e finalizimit të dokumenteve strategjike, të cilat do të përcaktojnë objektivat dhe aktivitetet tjera për këtë vit dhe vitet në vazhdim”, thuhet në njoftim.