Fjalë Kyçe

ATK’ja ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë tatimpaguesit

ATK’ja ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë tatimpaguesit

Administrata Tatimore e Kosovs ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime tatimore të pashlyera se mos-bllokimi i llogarive bankare të tyre do të jetë i mundur vetëm deri me datë 30.04.2021.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, ATK’ja ka bërë me dije se pas kësaj date, për të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime tatimore të pashlyera, Administrata Tatimore e Kosovës do të zbatoj procedurat e përcaktuara me Legjislacionin tatimor në fuqi.

“ Të gjithë tatimpaguesve që kanë obligime tatimore të pashlyera, Administrata Tatimore ju mundëson që të parashtrojnë kërkesë për lidhjen e marrëveshjes për pagesën me këste të obligimeve tatimore nëse dëshmojnë se kanë vështirësi financiare për t’i përmbushur obligimet për shkak të situatës së pandemisë së shkaktuar si pasojë e COVID-19. Ndërsa për të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk kanë vështirësi financiare, Administrata Tatimore, inkurajon që sa më shpejt të përmbushin detyrimet tatimore”, thuhet në njoftim.