Fjalë Kyçe

Austin: SHBA është për marrëdhënie të parashikueshme e të qëndrueshme me Rusinë

Austin: SHBA është për marrëdhënie të parashikueshme e të qëndrueshme me Rusinë

Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara Lloyd Austin tha të premten se administrata Biden dëshiron marrëdhënie të “parashikueshme dhe të qëndrueshme” me Rusinë.

Komentet e zotit Austin ishin në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me përkeqësimin e marrëdhënieve mes NATO-s dhe Rusisë, pas vendimit të kësaj të fundit të hënën, për të pezulluar misionin e saj në NATO dhe të mbylljen e zyrave të aleancës në Moskë, si kundërpërgjigje për dëbimin e 8 diplomatëve rusë nga NATO.

Duke folur në Bruksel, pas një takimi të ministrave të mbrojtjes të NATO-s, zoti Austin tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara mbështesin përpjekjet për të krijuar “një mbrojtje më të fortë dhe më të aftë evropiane”.

Kohët e fundit zyrtarët evropianë kanë diskutuan rreth mënyrave për të përmirësuar aftësitë e tyre ushtarake dhe që të mos mbështeten shumë tek Shtetet e Bashkuara, zhvillim që pason tërheqjen kaotike të trupave perëndimore nga Afganistani.

Zoti Austin tha se i mirëpret çdo përpjekje në këtë drejtim duke shtuar se Shtetet e Bashkuara “do të donin të shihte nisma që janë plotësuese të aksioneve që ndërmerr NATO”.

Sekretari Mbrojtjes Austin u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të vazhduar procesin e evakuimit nga Afganistani ndërsa vendi ndodhet nën kontrollin e talebanëve.

Ne kemi përgjegjësi morale për të punuar sa më shumë dhe për aq kohë sa të mundemi për t’i ndihmuar ata njerëz“, tha ai./VOA