Fjalë Kyçe

Australia në zjarr: Ekspertët thonë se më e keqja ende nuk ka kaluar

Australia në zjarr: Ekspertët thonë se më e keqja ende nuk ka kaluar

Një grafik ka zbuluar shkallën e vërtetë të shkatërrimit të zjarrit në Australi, pasi ekspertët paralajmërojnë se më e keqja nuk ka ardhur akoma.

Pamjet janë bërë duke përdorur të dhëna nga satelitët e NASA’s dhe tregon se zjarret shkatërruan kombin Australian midis 5 dhjetorit të vitit të kaluar dhe 5 janarit.

Pikat më të ndritshme në grafikës janë në qytetet New South Wales dhe Victoria, ku më se 2,000 shtëpi janë dëmtuar ose shkatërruar nga zjarret e tërbuara.

Krijuesi i imazhit, Anthony Hearsey, shpjegoi se bëhet fjalë për një vizualizim 3D të zjarreve, dhe jo një fotografi aktuale.

“Shkalla është pak e ekzagjeruar për shkak të shkëlqimit të paraqitësit, por përgjithësisht e vërtetë, kjo është marrë faqja e internetit të NASA’s,” tha ai.

“Vini re gjithashtu që jo të gjitha zonat janë ende në djegie, dhe kjo është një përmbledhje”, shtoi ai.

Të paktën 25 njerëz kanë vdekur dhe gjashtë milion hektarë tokë janë shkatërruar në të gjithë vendin, një zonë e ngjashme me madhësinë e Republikës së Irlandës.

Ndërsa kushtet më të mira klimatike të martën u kanë dhënë lehtësim të përkohshëm ekuipazheve të urgjencës, ekspertët e klimës besojnë se ditët më të nxehta dhe të thata nuk kanë ardhur ende.